Baleti avangard italian “Xhuljeta dhe Romeo” vihet në skenë në Kinën jugore
2023-09-13 16:08:22
Foto nga CFP
Kompania e Baletit të Romës këtë muaj e nisi turneun Kinë 2023 nga provinca jugore Guangdong, me baletin e saj modern “Xhuljeta dhe Romeo”.
Trupa italiane e baletit dha një shfaqje mahnitëse në Jiangmen më 10 shtator, pavarësisht shiut të dendur që solli tajfuni Haikui, pas shfaqjeve në Guangzhou më 7 shtator dhe në Shenzhen më 8 shtator, bën të ditur “Xinhua”.
Baleti modern me koreograf Fabrizio Monteverde ka përmbysur titullin shekullor, duke prezantuar edhe shumë ndryshime skenike.
Historia udhëton në kohë nga shekulli i 14-të deri në pas Luftën e Dytë Botërore, jo vetëm duke modernizuar elementet vizuale dhe gjuhën e kërcimit, por edhe duke i dhënë historisë klasike një rëndësi bashkëkohore. (Elona)
Lajmet Kryesore