Anija kozmike e mallrave "Tianzhou-5" e Kinës rihyn në atmosferë
2023-09-13 12:03:15

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Anija kozmike e mallrave "Tianzhou-5" e Kinës rihyri në atmosferë në mënyrë të kontrolluar në orën 9:13 të mëngjesit të martën, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës (CMS).

Shumica e përbërësve të anijes kozmike u dogj gjatë rihyrjes dhe një sasi e vogël e mbetjeve ra në ujërat e sigurta të Paqësorit Jugor sipas planit, tha CMS-ja.

Anija kozmike e mallrave "Tianzhou-5" u nda nga kombinimi i stacionit hapësinor në orbitë më 16:46 të së hënës sipas orës së Pekinit dhe filloi fluturimin e pavarur pasi përfundoi të gjitha detyrat e përcaktuara.

"Tianzhou-5" u nis në nëntor 2022 me furnizime për misionin hapësinor me astronautë "Shenzhou-15" në Stacionin Hapësinor të Kinës. Ngarkesa e saj përfshinte gjithashtu pajisje për kërkim shkencor.

"Tianzhou-5" u nda nga stacioni hapësinor edhe më 5 maj dhe u rilidh 33 ditë më vonë si një proces verifikimi teknik.