Foto nga CFP
Eksportet e automjeteve me energji të re (NEV) në Kinë u rritën me 110 për qind në bazë vjetore në tetë muajt e parë të vitit, në kuadër edhe të zgjerimit të shpejtë të sektorit, tregojnë të dhënat e industrisë, citon “Xinhua”.
Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe u eksportuan rreth 727.000 makina me energji të re.
Sipas shoqatës, eksportet e automjeteve të pastra elektrike u rritën me 120 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 665.000 njësi dhe eksportet e automjeteve elektrike hibride “plug-in” u rritën me 73.5 për qind në 62.000 njësi.
Eksportet e automjeteve të Kinës arritën në 2.94 milionë njësi në tetë muajt e parë të vitit, me një rritje prej 61.9 për qind në bazë vjetore.
Eksportet e automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve komerciale janë rritur përkatësisht me 69.8 për qind dhe 31.1 për qind nga viti i kaluar. (Elona)