Foto nga CFP
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, siguroi për mbështetjen e bllokut për Greqinë në përballimin e pasojave të përmbytjeve.
“Evropa qëndron përkrah popullit grek. Ndihma jona është një bashkim solidariteti. Komisioni do të jetë i shpejtë, i menjëhershëm dhe krijues”, tha Von der Leyen pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. “Në këtë mënyrë do të mund të mobilizojë 2.25 miliardë euro për Greqinë”, - shtoi ajo, citon “ATSH”.
“Për më tepër, Komisioni është i gatshëm të vlerësojë kërkesën e Greqisë për fondin e solidaritetit, i cili mund të çojë në lëvrimin e më shumë se 400 milionë eurove vitin e ardhshëm. Më në fund, ka fonde nga gjenerata e ardhshme e BE-së”, - tha Von der Leyen.
“Kërkesa për rishikim ka mbërritur tashmë nga Greqia, por ne do të jemi fleksibël”, - shtoi Von der Leyen.
Mitsotakis tha ndërkohë se përballë këtyre fatkeqësive dhe ndryshimeve klimaterike, është e nevojshme të rritet niveli i fondit të solidaritetit. (Elona)