Suedia rrit buxhetin e mbrojtjes në objektivin e kërkuar nga NATO
2023-09-13 15:27:29

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kandidatja për anëtarësim në NATO, Suedia, planifikon të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes në 2% të prodhimit të brendshëm bruto duke filluar nga viti i ardhshëm për të përmbushur objektivin e shpenzimeve ushtarake të vendosur nga aleanca perëndimore e mbrojtjes.

Rritja u njoftua nga ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, sipas agjencisë së lajmeve “TT”, citon “ATSH”. Në total, buxheti i mbrojtjes i Suedisë do të rritet me rreth 2.2 miliardë euro. Rreth 58 milionë euro do të ndahen për kostot administrative të aleancës së mbrojtjes, tha Jonson, duke supozuar se do të bëhen pjesë e NATO-s.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022.

Finlanda është tashmë anëtare që nga fillimi i prillit, por Suedia nuk ka ende miratimin e Turqisë dhe Hungarisë. (Elona)