Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden
2023-09-13 15:49:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi të martën se ligjvënësit do të nisin hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden, një hap më tej në hetimet lidhur me dyshimet se zoti Biden përfitoi nga marrëveshjet e huaja të biznesit të të birit, Hunter Biden.

“Gjetjat tona tregojnë se zoti Biden gënjeu popullin amerikan lidhur dijenitë që kishte mbi marrëveshjet e bizneseve të familjes së tij me të huaj. Ka dëshmi nga persona që kanë qenë të pranishmëm, se presidenti u është bashkuar telefonatave, ka ndërvepruar në disa raste, ka ngrënë darka përmes të cilave i biri dhe partnerët e tij të biznesit kanë përfituar makina dhe miliona dollarë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.