Foto nga CFP
Gjykatat në 10 rajone të nivelit provincial në Kinë krijuan të martën një aleancë bashkëpunuese për të forcuar mbrojtjen gjyqësore të parqeve kombëtare në vend. Aleanca përfshin 10 gjykata të larta popullore, 23 gjykata të ndërmjetme popullore dhe më shumë se 40 gjykata popullore bazë në rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Qinghai, Tibet, Sichuan, Jilin, Hainan dhe Fujian.
Aleanca u krijua në një takim të mbajtur në qytetin Nanping në provincën Fujian të Kinës Lindore, bën të ditur “Xinhua”.
Sipas një zyrtari të Gjykatës së Lartë Popullore Provinciale Fujian, iniciator i aleancës bashkëpunuese, kjo aleancë synon të rrisë mbrojtjen gjyqësore të parqeve kombëtare për zhvillim cilësor.
Li Mingyi, një zyrtar nga Gjykata e Lartë Popullore, tha se shumë parqe kombëtare shtrihen në rajone të shumta dhe është e nevojshme të përmirësohet sinergjia e mbrojtjes gjyqësore të parqeve kombëtare.
Sipas një marrëveshjeje kuadër, autoritetet gjyqësore do të krijojnë dhe përmirësojnë një rrjet gjykatash për të rritur goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe burimeve të parqeve kombëtare. (Elona)