Putini dhe Kim Jong Un-i zhvillojnë bisedime në qendrën hapësinore ruse
2023-09-13 18:46:24

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i lartë i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) Kim Jong Un zhvilluan bisedime në qendrën hapësinore "Kozmodromi Vostochny" në Lindjen e Largët të Rusisë të mërkurën, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve.

foto: VCG

foto: VCG

Gjatë shkëmbimit të përshëndetjeve para mediave, Putini tha se ai dhe Kim Jong Un-i duhet të diskutojnë për shumë çështje, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet humanitare.

Më parë po atë ditë, presidenti rus tha gjithashtu se Rusia do ta ndihmojë DPRK-në të ndërtojë satelitë.

I ulur pranë Putinit përpara bisedimeve, Kim përshëndeti marrëdhëniet dypalëshe.

"Miqësia jonë ka rrënjë të thella dhe tani marrëdhëniet me Federatën Ruse janë përparësia kryesore për vendin tonë," tha ai. "Jam i sigurt se takimi ynë do të jetë hapi i radhës për t'i ngritur marrëdhëniet në një nivel të ri".

foto: VCG

foto: VCG

Ai i tha gjithashtu Putinit se Rusia po bënte një luftë të shenjtë me Perëndimin dhe se të dy vendet do të luftonin së bashku imperializmin. "Ne gjithmonë do të mbështesim vendimet e presidentit Putin e të udhëheqjes ruse ... dhe do të jemi së bashku në luftën kundër imperializmit."

Sipas pamjeve në televizionin shtetëror rus, edhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov morën pjesë në bisedimet me Kim Jong Un-in.

Udhëheqësi i lartë i DPRK, që mbërriti në qytetin kufitar rus të Kazanit të martën në mëngjes, po bën një vizitë zyrtare në Federatën Ruse "për t'i ngritur marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit DPRK-Rusi në një nivel të ri më të lartë", sipas agjencisë shtetërore KCNA.