Kryqi i Kuq në Libi: Rreth 10.000 të zhdukur pas përmbytjeve
2023-09-13 10:28:47

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Rreth 10.000 persona janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese në Libi, sipas Tamer Ramadan, kreu i zyrës së Libisë të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me qendër në Tunis.

Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp të OKB-së në Gjenevë, të zhvilluar “online”.

Stuhia “Daniel” shkaktoi shira të dendur në Libi, duke çuar në përmbytje katastrofike në pjesën lindore të vendit, shkruan “ATSH”.

Qindra persona janë varrosur tashmë në qytetin e goditur të Dernas, ku shpërthyen dy diga. (Elona)