CFP
Më 8 shtator, kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh Sato Kilman-it, për ta uruar për marrjen e detyrës së kryeministrit të Vanuatut.
Li u shpreh se Kina dhe Vanuatu janë miq dhe partnerë të mirë. Vitet e fundit, marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë njohur një prirje të mirë zhvillimi, besimi i ndërsjellë politik ka vazhduar të thellohet dhe bashkëpunimi konkret ka dhënë rezultate të frytshme. Lidhur me interesat thelbësore dhe çështjet me rëndësi kryesore të njëri-tjetrit, të dy vendet kanë pasur mirëkuptim dhe kanë dhënë mbështetje të ndërsjellë, duke u bërë shembull i marrëdhënieve me respekt reciprok, bashkëpunim dhe përfitime të përbashkëta ndërmjet vendeve në zhvillim.
"Jam i gatshëm të bëj përpjekje të përbashkëta me kryeministrin Kilman për të zgjeruar shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik," theksoi kreu i qeverisë kineze. (Xu Guang)