Kinë: Autostradat e përmirësuara në mënyrë inteligjente arrijnë në 3 500 kilometra
2023-09-13 18:59:13


Foto: VCG

Përmirësimi inteligjent ka përfunduar në më shumë se 3 500 kilometra autostrada në Kinë, u njoftua në Konferencën dhe Ekspozitën e Transportit Digjital 2023, e cila u hap të hënën në Pekin. 

Krijimi i skenarëve inteligjentë, të tillë si menaxhimi në nivel korsish, mbikëqyrja e paralajmërimi i hershëm inteligjent dhe zbatimi i ligjit jo në vendndodhje, kanë pasur përparim të qëndrueshëm. 

Cilësia e shërbimeve të udhëtimit të Kinës ka vijuar të përmirësohet me thellimin e zbatimit të infrastrukturës së informacionit, si Sistemi i Navigimit Satelitor "BeiDou" dhe teknologjia 5G. 

Foto: VCG

Ka mbi 10 milionë mjete të transportit urban të udhëtarëve dhe të transportit rrugor me terminale "Beidou" të instaluara në Kinë, bëri të ditur Chen Kun nga Instituti i Kërkimit dhe Planifikimit të Transportit në Ministrinë e Transportit.