Pse projektet e EQL-së "e duan" këtë park industrial në Yuyao
2023-09-13 09:53:23

Foto nga  Parku Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore 

Sivjet është 10-vjetori i zbatimit të përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”. Në këta dhjetë vjet, "rrethi i miqve" i kësaj nisme në provincën Zhejiang ka vazhduar të zgjerohet. Si një "qytet i madh prodhimi", Yutao është i njohur për Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore (EQL).

Sipas statistikave, që nga përurimi i tij më 10 qershor 2020, Parku Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore ka nënshkruar 134 projekte me një investim të përgjithshëm prej më shumë se 75 miliardë juanësh, dhe 114 projekte me investim të përgjithshëm prej më shumë se 68.1 miliardë juanësh kanë filluar ndërtimin ose janë vënë në funksionim. Ndërmjet tyre, 11 projekte u nënshkruan me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me një investim të përgjithshëm afro 6.3 miliardë juanë.

Niveli i lartë është standardi i vendosur nga Parku Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore që nga themelimi i tij. Për një kohë të gjatë, parku ka synuar ndër të tjera edhe tërheqjen e 500 kompanive kryesore në botë, si edhe të projekteve me një vëllim të madh investimi, si edhe krijimin e përfitimeve të mira nga zhvillimi dhe nxitjen e fortë industriale.

Foto nga People.cn

Në fillim të këtij viti, Parku Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore hartoi një turne studimor jashtë vendit sipas projekteve të huaja me të cilat ka mundësi bashkëpunimi. Në prill, delegacioni ekonomik dhe tregtar i Yuyao shkoi në Hungari, Slloveni e vende të tjera për të inspektuar ndërmarrjet dhe për të diskutuar mënyrat e thellimit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.

"Në vitet e fundit, shumë projekte të huaja kanë hyrë në parkun tonë industrial dhe shpresojmë që të dy palët të bashkëpunojnë. Për të siguruar cilësinë e projekteve, ne vendosëm të formojmë një delegacion për të shkuar në vendet përkatëse për të vlerësuar zbatueshmërinë e projekteve," tha Chu Zhangrong, drejtor i promovimit të investimeve të Parkut Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore.

Vizita e delegacionit ishte shumë e frytshme, jo vetëm që nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me një kompani në Slloveni që është lider të teknologjisë , por gjithashtu nxiti hapjen e  Bazës së Inovacionit të qytetit Ningbo në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Foto nga  Parku Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore 

Chu Zhangrong tha se, në ditën e hapjes, Parku Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore nënshkroi kontrata për pesë projekte nga Hungaria, Sllovenia e Serbia, që përfshijnë prodhimin e nivelit të lartë, teknologjinë e informacionit, biomjekësinë dhe realitetin virtual. Kjo është në përputhje me pozicionimin industrial të parkut.

Ndër projektet e nënshkruara në Budapest, projekti hungarez "VRPark" i përket ekonomisë digjitale. Në Hungari, pas përvojës personale, delegacioni nga Yuyao arriti konsensus për këtë projekt.

Si do të planifikohet ky projekt? Chu Zhangrong tha: "Paraqitja e suksesshme e këtij projekti do të jetë një përmirësim i ri në përvojën e lojërave digjitale brenda Kinës. Yuyao do të bëhet gjithashtu zona e publikimit të këtij produkti të ri të kompanisë. Ne do të ndërtojmë një park argëtimi në Yuyao për t'i drejtuar industritë digjitale të përqendrohen në Yuyao."

Foto nga People.cn

Parku Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore ka krijuar kontakte të mira me ambasadat dhe konsullatat e Hungarisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë në Kinë, Zyrën e Shkencës dhe Teknologjisë të Ambasadës Kineze në Hungari, Organizatën Evropiane të Inovacionit dhe Teknologjisë, Parkun Industrial të Shkencës dhe Teknologjisë Kineze jashtë Vendit, Parkun e  Shkencës dhe Teknologjisë MINDPARK të Serbisë, Agjencinë Sllovake të Promovimit të Investimeve etj.

Në Yuyao, fakti që projekti mund të vijë dhe të zhvillohet është gjithashtu një arsye e rëndësishme pse sipërmarrësit e huaj parapëlqejnë Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore.

Mësohet se për të nxitur zhvillimin e projekteve me cilësi të lartë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, parku ka nisur një sërë masash mbështetëse gjithëpërfshirëse, si "Politikat e posaçme për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore". Ky park jo vetëm që ka krijuar një grup ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme të Evropës Qendrore dhe Lindore, një sallë pritjeje ndërkombëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ndërtesa standarde fabrikash, por ka përmirësuar gjithashtu subvencionet e përcaktuara, duke ofruar subvencione financiare deri në 5 milionë  juanë për projektet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si edhe një subvencion të njëhershëm deri në 50 % të vëllimit të përgjithshëm të investimeve për pajisjet e prodhimit e një subvencion të njëhershëm deri në 80 % të vëllimit të përgjithshën të investimeve për  studimin dhe zhvillimin.

Aktualisht, Baza e Inovacionit e Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ka rekomanduar gjithsej 64 projekte dhe ka marrë titullin si një prej dhjetë më të mirave ndër "Bazat Demonstruese të Zonës së Demonstrimit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore" të Ningbo-s. (Çang Çuo)