Kina do të krijojë një zonë të demonstrimit të zhvillimit të integruar ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit
2023-09-13 15:12:30

CFP

CFP

Provinca Fujian në Kinën Juglindore do të bëhet një zonë demonstrimi për zhvillimin e integruar ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, njoftohet në një qarkore të përbashkët të publikuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit të martën.

Sipas qarkores, kjo lëvizje ka si synim thellimin e zhvillimit të integruar ndërmjet dy brigjeve të ngushticës në të gjitha fushat dhe përparimin e çështjes së ribashkimit paqësor të atdheut.

Në këtë qarkore thuhet se do të optimizohen politikat dhe sistemet për të promovuar mirëqenien e bashkatdhetarëve të Tajvanit dhe për të garantuar që ata të gëzojnë trajtim të barabartë me banorët e pjesës kontinentale.

Sipas dokumentit, objektivi është për ta bërë Fujian-in destinacionin e parë të zgjedhjes në pjesën kontinentale për banorët dhe kompanitë e Tajvanit. Kur të formohet kjo zonë demonstrimi, Fujian-i do të ketë shkëmbime më të përshtatshme njerëzore me Tajvanin, tregtia dhe investimet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës do të zhvillohen në mënyrë më të lirshme dhe shkëmbimet e bashkëpunimi do të zgjerohen e do të thellohen, shtohet në qarkore.   (Xu Guang)