Ministria e Transportit: Kina, e para në botë për pronësinë e anijeve
2023-09-13 18:51:49

Kina është bërë vendi me pronësinë më të madhe të anijeve në botë lidhur me tonazhin, që arrin gjithsej në 249.2 milionë tonë, tha të martën një zëdhënës i Ministrisë së Transportit në një konferencë shtypi përpara Forumit "Diga Veriore" në Shangai të Kinës Lindore. 

foto: VCG

foto: VCG

Ndërsa sipas z. Gao Haiyun, zyrtar në Ministrinë e Transportit, në vitin 2022 vëllimi i mallrave në portet e Kinës arriti afro 15.7 miliardë tonë, ndërsa numri i kontejnerëve ishte 296 milionë njësi. Të dy këto shifra zënë vendin e parë në botë për vite të tëra.

foto: VCG

foto: VCG

Rreth 95 për qind e tregtisë së jashtme të Kinës kryhet me anë të transportit detar. Kina ka hapur rrugë të transportit detar me më shumë se 100 vende dhe rajone, duke mbuluar vendet dhe rajonet bregdetare që marrin pjesë në nismën "Një brez, një rrugë", bëri të ditur ministria.

Forumi "Diga Veriore", i planifikuar të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator, synon të nxisë bashkëpunimin global në industrinë e transportit detar.