Foto nga CFP
Rrugët lindore dhe të mesme të projektit të devijimit të ujit nga jugu në veri të Kinës kanë transferuar 65.4 miliardë metra kub ujë deri tani, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare. Qindra qytete në veri, duke përfshirë metropolet si Pekini dhe Tianjin dhe ato më të vogla, janë mbështetur te ky projekt, tha Jiang Xuguang, kryetar i Korporatës së Devijimit të Ujit në Kinë nga Jugu në Veri.
Nga devijimi përfituan mbi 176 milionë njerëz. Jang tha se devijimi ndryshoi rënien prej dekadash të nivelit të ujërave nëntokësore në veri dhe ringjalli shumë lumenj dhe liqene.
Rruga e mesme fillon në rezervuarin Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe kalon nëpër Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin. Ajo nisi furnizimin me ujë në dhjetor 2014. Rruga lindore filloi funksionimin në nëntor 2013, duke transferuar ujin nga provinca Jiangsu e Kinës lindore në Tianjin dhe Shandong.
Vendi po shton përpjekjet në planifikimin dhe përgatitjet e hershme të rrugës perëndimore dhe ndërtimet e mëtejshme të rrugëve lindore dhe të mesme, sipas Jiang. (Elona)