Ministri: Kina ka bërë përmirësim thelbësor për lumenjtë dhe liqenet
2023-09-13 17:07:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka pasur një përmirësim thelbësor në gjendjen e lumenjve dhe liqeneve të saj në vitet e fundit, deklaro iministri i Burimeve Ujore, Li Guoying, në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 18-të Botëror të Ujit në Pekin.

Sipas Ministrisë së Burimeve Ujore, Kina ka 45.203 lumenj me një sipërfaqe pellgu lumor prej më shumë se 50 kilometra katrorë, shkruan “Xinhua”.

Kina ka përmirësuar kushtet e lumenjve dhe liqeneve duke zbatuar mbrojtje të integruar dhe menaxhim sistematik. Për shembull, disa pjesë të lumenjve që kanë qenë të thata për shumë vite, të tilla si disa pjesë të lumit Yongding që përshkon Pekinin, janë rikthyer në rrjedhën e plotë, sipas ministrisë.

Kina ka marrë masa të shumta për të menaxhuar burimet e saj ujore, duke përfshirë zbatimin e funksionimit të përbashkët të projekteve të ruajtjes së ujit për të kapërcyer përmbytjet dhe thatësirat, si dhe përdorimin e projekteve të devijimit të ujit për të balancuar furnizimin në rajone të ndryshme të vendit, tregojnë të dhënat e ministrisë. (Elona)