Grafi
Një ekip kërkimor në Universitetin Metropolitan Osaka në Japoni ka zhvilluar një program të inteligjencës artificiale që mund të llogarisë me saktësi moshën e një individi duke analizuar një rreze x të barkut të tyre, shkruan “Focus”, citon “ATSH”.
Zbulimi interesant është se kur mosha e llogaritur nga inteligjenca artificiale është dukshëm më e lartë se mosha kronologjike e individit, ka një probabilitet të lartë që ai ose ajo të vuajë nga një sëmundje kronike, si sëmundja kronike obstruktive pulmonare, hipertensioni ose hiperuricemia (një tepër nivel i lartë i acidit urik në gjak).
Inteligjenca artificiale u trajnua mbi një sasi të madhe të dhënash të mbledhura midis viteve 2008 dhe 2021 nga më shumë se 67.000 rreze x të marra në më shumë se 36.000 individë të shëndetshëm.
Në fazën e parë, studiuesit verifikuan se vlerësimet ishin në përputhje me moshën reale të vullnetarëve. Prandaj ata testuan modelin duke përdorur 34.197 rreze x të tjera që u përkisnin, këtë herë, pacientëve të sëmurë.
Në fazën e dytë, u shfaq një korrelacion pozitiv midis moshës së vlerësuar nga inteligjenca artificiale dhe mundësisë që një pacient të vuante nga sëmundje kronike. (Elona)