Të martën u hap në Pekin Forumi i Zhvillimit të të Drejtave të Njeriut Kinë - Azi Qendrore për vitin 2023. Tema e këtij forumi është "Ndërtimi i përbashkët i 'Një brez, një rrugë', nxitje e zhvillimit të të drejtave të njeriut". Ekspertët pjesëmarrës bënë sugjerime e propozime rreth temave të përparimit të të drejtave të njeriut, përgjegjësisë së të rinjve etj., duke dhënë kontribut për nxitjen e zhvillimit të qytetërimit të të drejtave të njeriut.
Zotërimi i rasteve të barabarta të zhvillimit, ndarja e fryteve të zhvillimit, realizimi i plotë i të drejtave të zhvillimit janë kërkesa të pandryshueshme të shoqërisë njerëzore. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Krijimit të Besimit në Azi Kairat Sarybay u shpreh në ceremoninë e hapjes se zbatimi i parimeve drejtuese të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe ndërtimi i përbashkët i një bote të ndërlidhur kërkojnë që të dëgjohen edhe zëri e opinionet e të rinjve.
"Idetë, energjia dhe synimet e të rinjve për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm janë forcat e çmuara të nevojshme për realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së. Duhet të garantojmë që të gjitha projektet e ndërlidhjes të mishërojnë më mirë konceptet e garantimit të të drejtave të njeriut, të mbrojtjes së mjedisit dhe të zhvillimit të barabartë, duke nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në dialog e duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në veprimet e ndryshme dhe shprehjen e perspektivave të reja. Këto janë përgjegjësitë tona të përbashkëta," vuri në dukje Sarybay.
CFP
Drejtori i Grupit të Botimeve Ndërkombëtare të Kinës Du Zhanyuan është i mendimit se të rinjtë janë dëshmitarët, përfituesit, ndërtuesit dhe promovuesit e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Azisë Qendrore. Lidhur me tregimin e më shumë historive mbresëlënëse të bashkëpunimit dypalësh nga të rinjtë e Kinës dhe të Azisë Qendrore, ai sugjeroi:
"Duhet të rrëfejmë historitë e mësimit të ndërsjellë dhe të shtimit të shkëmbimeve njerëzore. Dërgimi i studentëve në vendet e njëri-tjetrit, përkthimi i librave nga njëri-tjetri, xhirimi i përbashkët i filmave etj. shfaqin lulëzimin e shkëmbimeve njerëzore Kinë - Azi Qendrore. Shpresojmë se të rinjtë me sfonde të ndryshme kulturore do të shfaqin plotësisht talentet, aftësitë e tiparet e tyre personale, duke shtuar njohjen dhe miqësinë nëpërmjet mësimit të ndërsjellë."
CFP
Ndërsa nënkryetari i Fondacionit të Zhvillimit të të Drejtave të Njeriut të Kinës Wang Guoqing u shpreh në fjalën e tij në forum se gjatë 10 vjetëve pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", ajo është bërë një produkt publik ndërkombëtar dhe platforma më e madhe e bashkëpunimit ndërkombëtar. Pala kineze mirëpret që, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë vendet e Azisë Qendrore, të shkruajnë një kapitull të ri të Rrugës së Mëndafshit.
"Jemi shumë të gëzuar që në procesin e ndërtimit të 'Një brez, një rrugë' janë dhënë kontribute të rëndësishme për krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë - Azi Qendrore. Fondacioni ynë dëshiron të forcojë shkëmbimet me qarqet e jashtme dhe ne shpresojmë që të bashkëpunojmë në një larmi projektesh shkëmbimi në fushat e kulturës, të arsimit, të medias dhe të rinisë, duke bërë përpjekje aktive për forcimin e miqësisë së popullit kinez me popujt e vendeve të Azisë Qendrore," tha ai. (Xu Guang)
CFP