Foto nga CFP
638 marrëveshje u nënshkruan gjatë Panairit të 23-të Ndërkombëtar të Kinës për Investime dhe Tregti (CIFIT), i cili përfundoi të hënën në Xiamen, provincën Fujian të Kinës lindore.
Marrëveshjet përfshinin një investim total prej 484.57 miliardë juanë (rreth 66.42 miliardë dollarë amerikanë), niveli më i lartë në pesë vjet, treguan të dhënat paraprake, cituar nga “Xinhua”.
Veprimtaria katërditore përfshiu një sërë aktivitetesh, të tilla si forume, seminare, ekspozita dhe sesione biznesi.
Ngjarja e këtij viti kishte një fokus të veçantë në ekonominë digjitale, prodhimin inteligjent, zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët dhe rigjallërimin rural.
Më shumë se 1000 organizata dhe ndërmarrje nga e gjithë bota morën pjesë në panair. (Elona)