Xi takon Maduron, Kina dhe Venezuela i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në partneritet strategjik në të gjitha rrethanat
2023-09-13 19:59:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime të mërkurën pasdite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore. Të dy krerët e shteteve njoftuan ngritjen e nivelit të marrëdhënieve Kinë-Venezuelë në partneritet strategjik në të gjitha rrethanat.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe Venezuela janë vende miq të mirë që i besojnë njëri-tjetrit dhe partnerë të mirë për zhvillimin e përbashkët. Vitet e fundit, të dy vendet kanë pasur histori të jashtëzakonshme zhvillimi.Të dyja palët e kanë mbështetur njëra-tjetrën në ndryshimin e situatës ndërkombëtare dhe kanë krijuar një miqësi "të hekurt". Kina e shikon zhvillimin e marrëdhënieve me Venezuelën nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë, mbështet fuqimisht përpjekjet e Venezuelës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, dinjitetin kombëtar e qëndrueshmërinë shoqërore dhe përkrah fuqishëm kauzën e drejtë të Venezuelës për të kundërshtuar ndërhyrjen e jashtme. Krijimi i një partneriteti strategjik në të gjitha rrethanat ndërmjet Kinës dhe Venezuelës është në përputhje me shpresat e të dy popujve dhe me prirjen e përgjithshme të zhvillimit historik, vuri në dukje kreu i shtetit i Kinës.

Ndërsa presidenti Maduro, nga ana e tij, tha: "Së pari, në emër të popullit venezuelian, dëshiroj të shpreh urimet më të mira (për Ju), si edhe për Kinën e lashtë dhe Republikën Popullore të Kinës. Marrëdhënia ndërmjet Venezuelës dhe Kinës mund të konsiderohet si një model për marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Jugut Global. Unë personalisht kam dëshmuar se si Kina është bërë një superfuqi, një superfuqi e përkushtuar ndaj paqes e mirëqenies dhe bashkëpunimit të të gjithë njerëzimit. Ekipi im dhe unë jemi shumë të lumtur që kthehemi në Kinë përsëri dhe jam i gatshëm të punoj me palën kineze për të hapur një epokë të re të lavdishme në marrëdhëniet Venezuelë-Kinë."