Aplikacioni TEA është i vetmi në Shqipëri ku mund të gjesh kalendarin që pasqyron eventet turistike që zhvillohen në mbarë vendin. TEA që do të thotë Tourism Events of Albania, është një kalendar kulturor, i cili mund të shkarkohet falas në celularët App Store edhe në Play Store. Si një vizion i qeverisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, por dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, ky kalendar digjital i jep mundësinë turistëve shqiptarë dhe të huaj, kudo ku ndodhen të informohen për ditët që do jenë në Shqipëri dhe të ndjekin aktivitetin më të afërt. Ky kalendar kulturor dhe sportiv ka përfshirë plot 1110 evente e vitit që mbahen në të gjithë vendin. Në aplikacionin TEA aktivitetet janë të pasqyruar sipas kategorive të cilat janë; Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër të cilat mund të gjendet në gjuhën shqipe dhe në anglisht. Brenda këtij aplikacioni ndodhet një opsion që njofton përdoruesit, nëse duan të kujtojnë eventet e tyre të preferuara. TEA ka dhe opsionin “Vendndodhja”, ku personat e e interesuar, mund ti drejtojë pranë vendit ku zhvillohet aktiviteti. Aktivitet e muajit shtator janë:
Veprimtaritë teatrore
Në aplikacionin TEA gjeni pjesët teatrale që u mbajtën gjatë fundjavës në datat 8,9,10 shtator, shfaqja "Vojcek" me autor George Buchner dhe do të vijojë të jepet edhe përgjatë kësaj jave më datat 14,15,16,17 shtator në ArtTurbina në Tiranë. Kjo shfaqje vjen me regji nga Kuniaki Ida, si dhe interpretimin e artistëve të mirënjohur Hervin Çuli, Erjona Kakeli , Arben Derhemi, etj.
Më datë 10 shtator 2023 u mbajt Festivali i Komedisë "Kokofest" në teatrin "Andon Zako Çajupi në Korçë, ku morën pjesë trupa teatrore nga 8 zona të Shqipërisë.
Art-Fest
Fokus Award 2023 , një kompeticion i fotografisë i cili nisi rrugëtimin 17 vjet më parë. Festivali është një nga eventet e fotografisë bashkëkohore, që promovon resurset historike, arkeologjike dhe trashëgiminë kulturore.
Koncerte
“Check-in in Fest” u mbaj më 8,9,10 shtator në Gjirokastër. Edicioni i tretë ju dedikua muzikës, kulturës e aventurës.
Nga 27-29 shtator në ora 18.00 Teatri Kombëtar i Orkestrave të harqeve në teatrin Skampa në Elbasan mban këtë event që i shërben promovimit të artistëve, rivitalizimit të një zhanri të munguar të skenës shqiptare.
Sport
Më datë 16 shtator ora 9.00-17.00 mbahet "Trofeu Gilman Bakalli" 2023 MTB CrossCountry Race tek Ura e mesit, Drisht, Shkodër. Një garë XC që zhvillohet mbi një pistë qarku prej 14 kilometrash në natyrën e bukur të Shkodrës.
Festat lokale
Më datë 15-16 shtator mbahet Festa e Drashovicës në Selenicë, ku do të zhvillohet një aktivitet kulturor dhe panair njëkohësisht.
Më 15 shtator mbahet Festa e Qershisë në Drobonik, Berat.
16 shtator 2023 në orën 10.00 mbahet Festa e Byshekut në Elbasan. Me panaire artizanati dhe koncerte.
Po më 16 shtator mbahet aktiviteti i përvitshëm Peza n’Fest. Kjo festë tashmë është kthyer në traditë dhe kremtohet në fshatin Pezë të madhe. Çdo 16 shtator në Pezë kremtohet dita historike e Konferencë së Pezës, si një aktivitet i përvitshëm. Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Reaksionit (APR) bashkë me banorët e zonës.
Festa e Voskopojës mbahet me datë 16-17 shtator ku do të zhvillohen aktivitete kulturore të organizuara nga Bashkia Korçë.
Më 22 shtator mbahet në Libofshë të Fierit, Festa e Rrushit. Kjo festë promovon vlerat etnologjike të zonës, si sazet e Libofshës, vallet dhe këngët tradicionale. Festa promovon verën dhe vreshtat, histori suksesi e kësaj zone.
Më 29 shtator 2023 në Skrapar mbahet Festa e Rakisë, e cila ynon të promovojë produktin lokal më të rëndësishëm që ofron zona.
Agroturizëm dhe kulinari
Më 15-16 shtator mbahet Gjirokastra Mirëpret, një prezantim kulturash dhe traditash të zonave shqipfolëse, për të promovuar tradën, kulinarinë, trashëgiminë kulturore nëpërmjet panaireve.
Më 17 shtator mbahet Festivali i Verës. Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe organizojë për të katërtin vit Festivalin e Verës dhe Vreshtarisë në kryeqytet. Duke u kthyer në traditë ky event jo vetëm promovon produktet vendase por dhe të gjithë zonën si atraksion turistik.
Më 27 shtator mbahet panairi me produkte artizanale në bashkëpunim me komunën Klinë Kosovë , Krumë, Has. Ky panair është një mundësi shumë e mirë për prodhuesit që ri ekspozojnë prodhimet e tyre.
Arte pamore
Nga 9-17 shtator mbahet Tirana Photo Festival edicioni i 6-të, pranë Liqenit Artificial. Ky aktivitet mbështetet nga Bashkia Tiranë,dhe ka për synim të promovojë Shqipërinë përmes fotografisë.
Saranda Art's Days mbahet më 15 shtator në qytetin e Sarandës, ku kolonia e piktorëve do të mblidhen në këtë vend bregdetar.
“Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore”
Nga 26-30 shtator mbahet ekspozitë fotografike nga parqet arkeologjike, trashëgimia shqiptare si pjesë e kulturës evropiane.
Korça Short Film Festival mbahet nga 18- 22 shtator. Ky aktivitet ka për qëllim realizimin e festivalit të filmit të shkurtër, animator dhe dokumentar.
Festivali Ndërkombëtar i fotografisë Fokus Award 2023 do të zhvillohet më 18 shtator ora 19.00 në qytetin e Vlorës ndërsa më 22 shtator mbahet në qytetin e Fierit në orën 18.00.
Ditët Europiane të kulturës
25-30 shtator mbahet, Muzeu i Ikonografisë, Ekspozitat Muzeu në valixhe, Muzeu Ikonografisë Onufri. "Berati i vjetër në fokusin e artistëve vendas dhe të huaj" (ekspozitë fotografike).
Folklor
Mbahet më 15 shtator aktiviteti "Me ken Shkodran t'tana i ban", në Shirokë,Shkodër. Aktiviteti synon promovimin e traditave dhe kulturës shkodrane.
Trashëgimia kulturore
Tuba Fest 15-16 shtator mbahet në Kalanë e Rozafës, oborri i tretë Shkodër. Pjesëmarrës janë artistë të rinj dhe tematika e festivalit është Folklori Shqiptar dhe edukimi i të rinjve ndër breza.
Sava Lena