Bona Miekley, Nënat më të mira bëjnë një botë më të mirë
2023-09-12 10:21:06


Bona Miekley është zhvilluesja Globale e cila ka themeluar organizatën e MOPS në Shqipëri, 10 vjet më parë për të ndihmuar dhe mbështetur nënat me fëmijë parashkollorë. Ajo gjithashtu ka një diplomë në Life Coaching dhe Performance Violine. Ajo dhe burri i saj Joshua kanë tre fëmijë të mrekullueshëm Sarah 18, Joanna 16 dhe Benjamin 13. “Nënat më të mira bëjnë një botë më të mirë” shprehet ajo për Radio Ejani.

CMG: Bona, ju jeni një grua në karrierë por punoni pa ndalur në qëllimin tuaj për ti bërë gratë të ruajë balancën mes të qenit nënë dhe të qenit grua në karrierë?

Bona Miekley: Po patjetër sepse njeriu duhet të ketë një ndërthurje të këtyre të dyjave. Unë e kam ndërtuar këtë balancë me veten time por shumë shpejt kuptova që këtë gjë duhet ta bëj edhe për gra të tjera për ta zgjeruar këtë mëndësi dhe jo më kot merrem gjatë dhe i trajtoj këto tema sepse janë shumë të nevjoshme për të dhënë një edukim publik në raportin dhe mënyrën se si gruaja duhet ta shohë veten dhe rolin e saj në shoqëri.

Grupi i punes ne organizaten MOPS në Shqipëri

CMG: Ti je rritur si një vazjë me ambicie?

Bona Miekley:  Unë jam rritur me shumë dashuri dhe shumë paqe, si një fëmijë i vogël unë ndieja një mbrotje që prindërit më jepnin. Përkujdesi jep siguri tek një vajzë. Unë kam edhe një motër binjake për të cilën gjithnjë i kemi ndarë endrrat dhe kujtimet bashkë, por gjithashtu edhe sfida.
Në fakt ne të dyja kemi lindur fëmijë të dobët, dhe dukeshim shumë të vogla në krahaism me fëmijët e tjerë dhe kjo bëntë që ndoshta kemi pasur një përkujdesje më të madhe nga familja ime.
Kjo ishte diçka shumë e mirë po nga ana tjeter fakti i të qenit nënpeshë, na krijonte mesazhe jo të mira. Mesazhe si, jeni shumë të vogla, të duhet ndihema e dikutj tjetër, dhe këto na kanë bërë të mendojmë shumë sepse kanë qenë mesazhe që në moshë të vogël ti i merr për keq.
Më është dashur shumë për të punuar me veten për të kuptuar që unë kam vlerë, që unë jam e çmuar si ashtu sic do kush tjetër në këtë botë.

Unë kam dhunti apo talente ashtu si çdokush tjetër në këtë botë që ka talente dhe dhunti. Secili prej nesh është krijuar në formë unike dhe të veçantë. Fëmijëria ka qenë një trampolinë për të kuptuar që gjatë rrugëtimit të jetës ne marrim mesazhe të forta dhe duhet të punojn më shumë me veten për ti harruar apo për ti marrë atyre anën poztive. Jo çdo mesazh që marrim në jëtë na përkasin ne.

Secili prej nesh është unik.
Unë kam pasur një fëmijëri ku një prej ëndrrave të mija ka qenë të bëhesha violinist dhe studioja shumë për të arritur ëndrrën time për tu bërë e tille.

CMG: Cili është arsimimi juaj?

Bona Miekley: Unë ndaj dy ëndrra në jetën time, ëndrra e parë ka qenë për viloinë që unë të dilja ne skena të ndryshme për ti rënë violinës dhe violina mbetet gjithnjë pasion jete.
Për shumë vite me radhë kam luajtur në violinë dhe kam qenë mësuese për shumë vite për kursin e viloinës dhe ka qenë një  motiv shumë i madh. Gjithashtu unë jam udhërrëfyese e rrugës së jetës, i jap njerezve këshilla se si ata mund të arrijnë më të mirën në jetën e tyre për të arritur teë jenë më të gatshëm në shoqëri.
Unë përpiqem dhe kam shumë dëshirë të frymëzoj dhe t’iu jap frymëzim të tjereve, t’iu tregoj atyre rrugën dhe hapat e duhura duke kuptuar talentet dhe dhuntitë që ata kanë. Këtë  e bëj më shumë pasion sidomos në shqipëri ku unë kam vite që punoj.

CMG: A ndiheni ju e lumtur për çdo gjë që keni bërë në jëtë?

Bona Miekley: Lumturia është një ndjenjë vitaliteti kur ti ndihesh e përmbushur dhe në fakt njerëzit janë të lumtur kur përmbushin diçka në jetën e tyre. Qofshin këto të vogla si hapa apo të mëdha. Unë jam e lumtur sepse lumturia për mua nuk varen nga element të caktuar, kam një vendim me veten që çdo gjë që ndodh nuk mund ta shkatërrojë lumturinë time. Edhe kur gjërat nuk shkoljnë ashtu sic dua unë, jam sërish e lutmur! Lumturia dhe gëzimi janë dy ndjenja që secili prej nesh do donte që ti kishte çdo ditë apo moment të jetës. Por, ne e kemi potencialin për ta  ndryshuar jetën tonë, për ta bërë atë më të mirë dhe më të bukur.

CMG: Cilët janë ata njerëz që ju bëjnë më të lumtur në jetë?

Bona Miekley: Inspirimi im më i madh që më ka dhënë shumë krahë dhe shumë motiv ka qënë partneri im, ai ka ditur ti bëjë gjërat siç duhet dhe më ka ndërtuar perandorinë time të sigurisë qoftë në faktin që më, ka bërë një grua më të fortë por dhe një nënë.

Bona Miekley dhe partneri i saj

CMG: Ju si motivuese e të tjerëve si e motivoni veten tuaj?

Bona Miekley: Ne kemi në dorë të rishkruajmë histroinë  e jetës sonë duke i parë gjërat pozitivisht. Në radhë të parë duhet të kuptojmë kush jemi dhe të kuptojmë identitin tonë, të qenit i aftë për të menaxhuar çdo gjë në jëtë duhet të kujdesemi per trupin dhe për mendjen tonë.

CMG: Bona ju jeni produkt i punës suaj apo ëndrrave tuaja?

Bona Miekley: Jo unë jam një balancë e këtyre të dyjave. Njeriu duhet të dijë si të balancojë punën me të qënit edhe ëndërrimtar.

CMG: Aktualisht me çfarë jeni duke u marrë?

Bona Miekley: Unë aktualisht jam duke u marrë me drejtimin e një organziate ndërkombëtarë e cila meret me të drejtat dhe detyrimet e nënave. Cfarë ato duhet të bëjnë më mirë në rutinen e tyre. Këtë gjë e bej në nivel europian dhe është një nga gjërat që dua më së shumti. Ndaj injurajoj të gjitha nënat që nëse kanë një dilemë apo vështirësi të mund të më kontaktojnë.

Përgatiti: Megi Latifi

Referenc

Referencë  : Bona Miekley është zhvilluese Globale e cila ka themeluar organizatën e MOPS në Shqipëri. Ajo gjithashtu ka një diplomë në Life Coaching dhe Performance Violine, ka dhene mesim ne violine.