Kinë: Kreditë në juanë shtohen ndjeshëm në gusht
2023-09-12 16:24:00

Ndërtesa e Bankës Popullore të Kinës/CFP

Ndërtesa e Bankës Popullore të Kinës/CFP

Kreditë e papaguara në juanë në Kinë u rritën me 1.36 trilionë juanë (188.63 miliardë dollarë) në gusht, sipas të dhënave të bankës qendrore të hënën.

Kjo shifër shënon një rritje të ndjeshme nga 345.9 miliardë juanë në korrik dhe ishte 86.8 miliardë juanë më shumë se në gusht të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Banka Popullore e Kinës, banka qendrore e vendit.

Kjo rritje sinjalizon përmirësimin e pritshmërisë dhe ndjenjës së tregut, dhe tregon efektet e rritjes së mbështetjes financiare për ekonominë reale të vendit në sfondin e përpjekjeve për të nxitur rritjen ekonomike dhe besimin e tregut, tha Zhang Jun, kryeekonomist i Kompanisë së Letrave me Vlerë "Galaxy" të Kinës.

Për të mbështetur ringjalljen ekonomike, Banka Popullore e Kinës u zotua në raportin e politikës monetare të tremujorit të dytë se do të përdorë një kombinim të mjeteve të politikave monetare për të mbajtur likuiditetin e arsyeshëm dhe të bollshëm, duke siguruar zgjerimin e ofertës së kredisë dhe financimin shoqëror, me shpresën e përputhjes me normën nominale të rritjes ekonomike të vendit. (Xu Guang)