Presidenti ukrainas akuzon homologun rus për vdekjen e kreut të “Wagner”-it
2023-09-12 10:58:52

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa komentoi vdekjen dramatike të liderit të grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, pas rebelimit jetëshkurtër që kërcënoi autoritetin e presidentit rus, tha se është një paralajmërim për t'u marrë parasysh, shkruan “RTSH”.

“Kur doni të keni një kompromis ose një dialog me dikë, nuk mund ta bëni këtë me një gënjeshtar”, tha Zelensky.

Në këtë konteks, ai hodhi poshtë sugjerimet se ishte koha për të negociuar paqen me Kremlinin.

“Kur Putin e kuptoi se një pjesë e madhe e shoqërisë e mbështeste Prigozhin, ai e vrau atë. Por para se të vriste, ai i dha atij premtime, territorin e Bjellorusisë, i dha lokacione të reja, çështjet dhe bizneset e Afrikës, shumë gjëra të ndryshme”,- tha presidenti ukrainas. (Fatosi)