Presidenti Xi i përgjigjet letrës së punonjësve doganorë
2023-09-12 15:34:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti Xi Jinping u ka bërë thirrje punonjësve doganorë në Kinë të ruajnë sjelljen e mirë dhe të përmirësojnë mbikëqyrjen e shërbimet, për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë dhe hapjen e nivelit të lartë të vendit.

Xi, gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtar, i tha  këto të hënën në një letër përgjigjeje ndaj punonjësve të pikëkalimit Khunjerab, në kufirin Kinë-Pakistan, në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në letrën e tij, Xi tha se këta punonjës kanë kapërcyer vështirësi të shumta si temperaturat e ftohta dhe ajri me dendësi të ulët oksigjeni e kanë qëndruar të përkushtuar në detyrat e tyre, duke treguar shpirtin e punonjësve doganorë në epokën e re.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa ky vit shënon 20-vjetorin e zbatimit të sistemit të klasifikimit doganor në Kinë, Xi u shprehu përshëndetje të sinqerta punonjësve doganorë anembanë vendit.

Punonjësit e pikëkalimit Khunjerab i shkruan kohët e fundit presidentit Xi, duke i shprehur vendosmërinë e tyre për të ndihmuar në përparimin e modernizimit kinez.