Foto nga VCG
Ekonomia kineze është ende fuqia kryesore për rritjen ekonomike të botës, vuri në dukje zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning në një konferencë shtypi të martën. Ajo i bërë këto komente lidhur me thëniet e kohëve të fundit nga shumë vende perëndimore se ekonomia kineze është në gjendje të dobët.
Foto nga VCG
“Duket që, herë pas here, dalin teori të ndryshme për ‘shembjen e Kinës’. Por fakti është që ekonomia kineze nuk është shembur, por këto thënie janë shembur shpeshherë,” tha Mao Ning.
Foto nga VCG
Ajo theksoi që ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh e gjallëri të plotë dhe baza e mirë afatgjatë nuk ka ndryshuar. “Kemi besim e aftësi për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm e të shëndetshëm ekonomik. Kina do të ngulë këmbë në hapjen me nivel të lartë, do të shtojë bashkëpunimin me vendet e botës dhe do të ndajë përfitimet e zhvillimit me vendet e tjera. Zhvillimi i Kinës do të sjellë më shumë mundësi për vendet fqinje në Azi e për botën,” tha Mao.
(Jiang Lei)