CFP
Sipas njoftimeve të 11 shtatorit nga agjencia e lajmeve "The Associated Press"(AP), Sindikata e Punëtorëve të Bashkuar të Automobilave (UAW) e ShBA-së do të zhvillojë një grevë të madhe. Nëse "General Motors" (GM), "Ford Motor" dhe "Stellantis" nuk plotësojnë kërkesat e punëtorëve si ajo mbi rritjen e lartë të rrogave, afro 146 mijë punëtorë të industrisë së automjeteve do të zhvillojnë grevë.
Sindikata e Punëtorëve të Bashkuar të Automobilave bëri një sondazh në gusht, sipas të cilit 97 % e punëtorëve mbështetin zhvillimin e grevës. Industria e prodhimit të automjeteve përbën afro 3 % të vlerës së përgjithshme të GDP-së së ShBA-së. Makinat e prodhuara në Detroit zënë afro 50 % të tregut të automjeteve të ShBA-së. Greva afatgjatë jo vetëm do të dëmtojë sektorin e prodhimit të makinave të ShBA-së e do të shkaktojë rritjen e çmimit të makinave, por edhe do të sjellë humbje ekonomike të pariparueshme. Sipas parashikimeve të Grupit Ekonomik "Anderson", nëse greva në këto tre kompani të prodhimit të makinave vazhdon për dhjetë ditë, do të shkaktohet një humbje ekonomike prej afro 1 miliard dollarësh. (Xu Guang)