< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Mbyllet edicioni i 10-të i Festivalit të Komedisë “Koko Fest”
2023-09-12 12:15:53

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest” mbylli me sukses edicionin e tij të 10-të në Korçë, duke paraqitur para publikut veprat më të bukura të komedisë, njofton “ATSH”.

“Shfaqjet fantastike, aktorët e talentuar dhe publiku artdashës i dhuruan këtij edicioni emocione të jashtëzakonshme. 8 net, 8 shfaqje nga trupa teatrale nga brenda dhe jashtë vendit dhuruan të qeshura pafund”, shkruhet në faqen online të Bashkisë Korçë, e cila mbështet këtë festival.

Shfaqja më e mirë u cilësua komedia e Shekspirit “Nata e dymbëdhjetë”, interpretuar nga trupa e teatrit “A.Z.Çajupi”, me regji nga Dimitri Milonas. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree