Kinë, publikohet lista e 500 kompanive kryesore private për vitin 2023
2023-09-12 17:45:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe Tregtisë publikoi të martën listën e 500 kompanive kryesore private kineze, ku "JD.com", "Alibaba" dhe "Hengli" mbajnë tre vendet e para.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një raporti kërkimi dhe analize që u publikua së bashku me këtë listë, pragu i hyrjes në lidhje me të ardhurat në vitin e kaluar për 500 kompanitë private ishte afro 27.578 miliardë juanë (rreth 3.83 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje 1.211 miliardë juanë nga viti pararendës. 95 prej këtyre kompanive arritën secila të ardhura vjetore më shumë se 100 miliardë juanë në vitin 2022.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky është sondazhi i 25-të mbi kompanitë kryesore private të Kinës i kryer nga Federata. Në të morën pjesë gjithsej 8 961 ndërmarrje, secila me të ardhura vjetore mbi 500 milionë juanë.