
Foto nga VCG
Vëllimi i përgjithshëm i mallrave të import-eksportit të transportuara nëpërmjet trenave Kinë-Evropë, të përpunuara prej Portit Erenhot, porti më i madh tokësor në kufirin Kinë-Mongoli, i ka kaluar 12 milionë tonët.

Foto nga VCG
Sipas shifrave të dhëna nga autoritetet doganore të qytetit Hohhot, kryeqendra e Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, nëpërmjet këtij porti tokësor janë bërë mbi 13 000 udhëtime nga trenat e mallrave Kinë-Evropë gjatë së njëjtës periudhë, të cilët kanë mbartur afro 1.35 milion kontejnerë standardë, me një vlerë të përgjithshme mallrash rreth 30 milionë dollarë.

Foto nga VCG
Nëpërmjet Portit Erenhot, 69 linja të trenave të mallrave Kinë-Evropë e lidhin Kinën me më tepër se 60 rajone të mbi 10 vendeve, duke përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë.
Mallrat që transportohen nëpërmjet trenave Kinë-Evropë që kalojnë nëpër Portin Erenhot, përfshijnë veshmbathje, produkte mekanike dhe elektrike, makina e pjesë këmbimi, ndër rreth 1 000 kategori të mallrave.
