Foto nga CFP
Bashkimi Evropian do të sigurojë një milion euro (1.07 milionë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në zonat e prekura nga tërmeti në Marok, njoftoi Komisioni Evropian.
“Ndërsa BE-ja qëndron në solidaritet me popullin maroken, ne po ofrojmë fonde prej një milion eurosh për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave më urgjente të popullsisë më të prekur”, tha në një deklaratë komisioneri i BE-së për Krizat, Janez Lenarçiç, duke theksuar se BE-ja mbetet e gatshme ta ndihmojë Marokun në çdo mënyrë të nevojshme gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Tërmeti me magnitudë 6.8 është më i fuqishmi që është matur ndonjëherë në Marok. Ai i ka marrë jetën mbi 2 mijë personave dhe ka plagosur mijëra të tjerë.
Provinca Al-Haouz, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit, është më e goditura, me rreth 1300 viktima.
Në disa zona në jugperëndim të qytetit turistik të Marakeshit, fshatra të tëra u zhdukën nga tërmeti. (Irma)