Kina nis javën e sigurisë kibernetike 2023 në kazermat ushtarake
2023-09-12 10:55:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina filloi të hënën një fushatë ndërgjegjësimi njëjavore për të promovuar sigurinë kibernetike në kazermat ushtarake, me një ceremoni në Universitetin e Inxhinierisë së Informacionit të Forcave Mbështetëse Strategjike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, njofton “Xinhua”.

Java e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike në kazermat ushtarake do të fokusohet rreth temës së promovimit të përdorimit të civilizuar të internetit, garantimit të sigurisë kibernetike në përputhje me ligjin dhe nxitjes së një mjedisi të pastër online për ushtrinë.

Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me ligjet, rregulloret dhe politikat e sigurisë kibernetike, ndërkohë që thekson menaxhimin, qeverisjen dhe përdorimin e ligjshëm të internetit.

Gjatë eventit njëjavor, njësitë ushtarake do të mësojnë mbi peizazhin kompleks dhe sfidues në sferën ideologjike në internet, duke marrë njohuri për mbrojtjen e sigurisë kibernetike dhe teknologjitë në zhvillim në fushën digjitale.

Duke shfrytëzuar platformat në internet, departamentet përkatëse ushtarake dhe civile do të zhvillojnë seanca trajnimi virtuale mbi menaxhimin e sigurisë në internet, mbrojtjen kibernetike dhe reagimin ndaj emergjencave, si dhe do t'u ofrojnë ushtarëve konsultime në internet. (Fatosi)