CMG-ja, një personel mbi 4 500 veta për transmetimin e Lojërave Aziatike
2023-09-12 11:51:14

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do të dërgojë më tepër se 4 500 veta për të mbuluar Lojërat e 19-ta Aziatike, të planifikuara të zhvillohen në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore nga 23 shtatori deri më 8 tetor.

Në një ceremoni përcjelljeje të mbajtur të hënën në Pekin, presidenti i CMG-së Shen Haixiong u drejtua rreth 140 përfaqësuesve të ekipit realizues mbi rëndësinë e paraqitjes në botë të historive të Aziadës, qytetit të Hangzhou-t dhe vendit pritës, Kinës.

Sipas tij, kjo përbën herën e parë në historinë e CMG-së që do të jetë transmetuesi kryesor i Lojërave Aziatike. CMG-ja do të ofrojë një mbulim me cilësi të lartë në 4K dhe do të transmetojë ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes në teknologjinë 8K. 

CMG-ja do t'i transmetojë Lojërat nëpër kanaleve dhe platformave të saj të shumta, duke përfshirë CCTV-5, CCTV 5+, Kanalin Olimpik (CCTV-16) dhe platformën digjitale "Yangshipin". 

Lojërat e 19-ta Aziatike do të përfshijnë gjithsej 481 medalje ari për 61 kategori në 40 sporte.