Forumi i Inovacionit Pujiang ofron projekte të përputhjes së inovacionit prej 3.5 miliardë dollarësh
2023-09-12 11:23:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një platformë globale e përputhjes së teknologjisë e lidhur me Forumin e Inovacionit Pujiang 2023 në Shangai ka ofruar projekte me vlerë 25 miliardë juanë (rreth 3.5 miliardë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.

Mbi 2000 ndërmarrje regjistruan 3381 projekte inovative të hapura për bashkëpunim teknologjik me ekipet shkencore ose institutet kërkimore, thanë organizatorët e forumit, i cili u hap zyrtarisht në Shangai të dielën.

Ndërmarrjet u zotuan të investojnë një total prej 25 miliardë juanë në këto projekte.

“Teknologjitë e fundit po ndryshojnë mjekësinë klinike dhe ne kemi publikuar mbi 10 kërkesa për inovacion këtë herë duke u fokusuar në fusha të tilla si ndërfaqja tru-kompjuter dhe inteligjenca artificiale”,- tha Zhang Lihong, ekzekutiv i lartë në “MicroPort”, një prodhues i pajisjeve mjekësore me bazë në Shangai.

“Mezi presim të shkëmbejmë ide me stafin më të lartë teknologjik global dhe të zhvillojmë së bashku disa produkte të reja ekskluzive dhe kreative për të zgjidhur nevojat e pacientëve”- tha Zhang.

Chen Hongkai, zyrtar në Komisionin e Shkencës dhe Teknologjisë në Shangai, tha se Forumi i Inovacionit Pujiang ka startuar për herë të parë një konferencë globale të kapitalit sipërmarrës për t'u fokusuar te biomjekësia, inteligjenca artificiale dhe prodhimi i avancuar.

Konferenca tërhoqi më shumë se 1000 projekte sipërmarrëse, mbi 500 organizata dhe më shumë se 200 institucione investimi në mbarë botën.

Forumi i Inovacionit Pujiang 2023 është bashkorganizuar nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe qeveria komunale e Shangait. (Fatosi)