Presidenti Lula: I takon drejtësisë të arrestojë presidentin rus nëse vjen në Brazil
2023-09-12 11:29:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka deklaruar se i përket drejtësisë nëse do të arrestojë liderin rus Vladimir Putin nëse ky i fundit viziton vendin për samitin e G20-s vitin e ardhshëm, njofton “RTSH”.

“Nëse Putin vendos të bashkohet, është pushteti i gjyqësorit që do të vendosë dhe jo qeveria ime”,- u tha Lula gazetarëve në New Delhi, në kuadër të samitit të këtij viti të G20-s.

Kjo deklaratë ishte e ndryshme nga ajo e bërë të shtunën, kur Lula tha se Putini nuk do të arrestohej nëse do të vinte në Brazil për Samitin 2024 në Rio de Janeiro.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi në mars një urdhërarresti për presidentin rus Vladimir Putinin, për një skemë të supozuar që deportonte fëmijët ukrainas në Rusi.

Kremlini i ka etiketuar veprimet e ICC-së si të egra dhe të papranueshme.

Në fund të gushtit, presidenti rus nuk mori pjesë personalisht në Samitin e BRICS-it të organizuar nga Johannesburgu. (Fatosi)