Një aeroplan C919, një avion i madh udhëtarësh i krijuar nga Kina, zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar "Diwopu" të Urumqit, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të hënën, njoftoi Korporata e Aeroplanëve Komercialë të Kinës (COMAC).
Foto nga VCG
Kjo shënon fillimin e dy javë fluturimesh demonstruese që ky model avioni do të bëjë nëpër 25 aeroporte të Xinjiang-ut.
Sipas planit, COMAC do të përdorë dy avionë C919 për fluturimet demonstruese në Karamai, Yining, Kuqa, Altai dhe aeroporte të tjera të mëdha në Xinjiang.
Udhëtimi ajror është mënyra më e përshtatshme e transportit ndërmjet zonave të ndryshme në Xinjiang, që është një rajon me territor të gjerë e terren kompleks dhe ka disa aeroporte civile.
Foto nga VCG
Fluturimet demonstruese të C919 do të ndihmojnë për përmbushjen e kërkesës së udhëtarëve për udhëtim ajror të cilësisë së lartë dhe do të eksplorojnë një rrugë të re për funksionimin komercial të aeroplanit vendas të udhëtarëve, deklaroi kompania COMAC.