< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Shqipëria drejt Euro 2024, mposht 2-0 Poloninë në “Air Albania”
2023-09-12 14:46:41

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 2-0 mbrëmjen e së dielës kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania”, duke hedhur një hap tjetër drejt Euro 24.

Golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku, në minutat e 37-të dhe 61-të.

Sfida e Tiranës ishte e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria është në krye të grupit me 10 pikë, Çekia dhe Moldavia me nga 8 pikë, Polonia me 6 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree