Studiuesit hartojnë burimet diellore në Kinë duke përdorur satelitin Fengyun-4A
2023-09-12 11:19:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Studiuesit kinezë kanë krijuar një hartë të burimeve fotovoltaike me rezolucion të lartë në Kinë, duke hedhur dritë të re mbi potencialin e energjisë diellore të vendit, njofton “Xinhua”.

Sipas hartës, rrezatimi efektiv mesatar vjetor tejkalon 1700 kWh/m2 në Kinën perëndimore, me vlerën më të lartë në Tibet, ndërsa Kina lindore ka një rrezatim efektiv vjetor prej 1300 deri në 1500 kWh/m2.

Duke përdorur të dhëna nga imazheri i avancuar i rrezatimit gjeostacionar në bordin e satelitit Fengyun-4A dhe teknikës së mësimit të makinerive, studiuesit bënë përparim në vlerësimin e burimeve diellore.

Fengyun-4A, i vënë në veprim në vitin 2017, është një satelit meteorologjik gjeostacionar kinez i gjeneratës së re. Ai mat reflektimin diellor dhe emetimin termik me rezolucione të larta kohore, hapësinore dhe spektrale.

Studimi u krye së bashku nga studiues nga Instituti i Fizikës Atmosferike (IAP) nën Akademinë Kineze të Shkencave, Qendra Kombëtare Meteorologjike Satelitore (NSMC) dhe Instituti i Teknologjisë Harbin dhe u publikua në revistën “Renewable and Sustainable Energy Reviews”.

Sipas Gao Ling, një studiues nga NSMC, fusha më e gjerë e shikimit të satelitit ka përmirësuar besueshmërinë e produktit aktual të rrezatimit diellor mbi Kinë.

Xia Xiang'ao nga IAP, autori i studimit, tha se puna e tyre shkon përtej qasjeve konvencionale të përdorura në shumicën e studimeve dhe shtrihet në rrezatim efektiv, një faktor vendimtar për vlerësimin e saktë të burimeve diellore.

Studimi pritet të jetë shumë i dobishëm për vlerësimin dhe parashikimin e burimeve diellore në Kinë. (Fatosi)