Ambasada e Kinës në Britani bën thirrje për ndaljen e manipulimeve politike kundër Kinës
2023-09-12 10:47:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ambasada e Kinës në Britani u kërkoi palëve përkatëse të ndalojnë manipulimet politike kundër Kinës, shkruan “Xinhua”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me raportet e fundit nga mediat britanike mbi arrestimin e dy britanikëve të dyshuar për ofrimin e Inteligjencës Kinës, një zëdhënës i ambasadës tha: “Pretendimi se Kina dyshohet për vjedhjen e Inteligjencës britanike është krejtësisht e sajuar, një shpifje keqdashëse. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri atë dhe u bëjmë thirrje palëve përkatëse në Mbretërinë e Bashkuar që të ndalin manipulimet politike kundër Kinës dhe mos të bëjnë farsa të tilla politike të vetëskenuara”. (Fatosi)