Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për rritjen gjithëpërfshirëse të gatishmërisë luftarake të trupave gjatë një inspektimi të gruparmatës së 78-të në verilindje të Kinës të premten.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u takua me përfaqësues të gruparmatës dhe bëri fotografi me ta. Ai vlerësoi forcat e ushtrisë e të policisë së armatosur për pjesëmarrjen e tyre të shpejtë dhe të guximshme në punën e ndihmës kundër fatkeqësisë, kur përmbytjet goditën rajonet veriore dhe verilindore të vendit.
Foto nga VCG
Kreu i shtetit kërkoi përpjekje për të përmirësuar nivelin e gatishmërisë luftarake, për të forcuar stërvitjen e subjekteve kyçe e të vështira dhe për të formuar aftësi të reja luftarake.
Xi theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të zhvillimit të Partisë, ruajtjen e një niveli të lartë të integritetit e unitetit të forcave të armatosura dhe garantimin e qëndresës e të sigurisë së ushtrisë.
Zhang Youxia dhe ushtarakë të tjerë të lartë ishin të pranishëm gjatë inspektimit.