Media franceze: Grevat në shumë sektorë të Shteteve të Bashkuara tregojnë thellimin e konflikteve mes punës dhe kapitalit
2023-09-11 11:48:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Radio France International (RFI) raportoi më 6 shtator se greva në sektorin amerikan të kinematografisë ka zgjatur për katër muaj, më shumë se grevat nga viti 2007 deri më 2008. Konflikti mund të intensifikohet nëse punonjësit e videolojërave u bashkohen protestave. Ka pasur dhjetëra protesta të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara këtë vit. Sipas të dhënave  nga Universiteti Cornell në Shtetet e Bashkuara, po zhvillohen 251 greva që përfshijnë sektorë dhe shërbime të shumta. Mes tyre, në fokus është greva në sektorin e transportit. Kontradikta e shpërndarjes së vlerës midis punës dhe kapitalit gjithashtu vazhdon të thellohet. Megjithëse produktiviteti u rrit me 60 % ndërmjet viteve 1970 dhe 2020, pagat u rritën vetëm 17 %.