Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike në Kinë shënoi rritje në gusht
2023-09-11 18:35:57

CFP

CFP

Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike në Kinë, një tregues i funksionimit logjistik në sektorin e tregtisë elektronike, qëndroi në 111.1 pikë në gusht, 0.2 pikë më shumë se një muaj më parë, bëhet e ditur nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, nënindeksi i normës së përmbushjes së pritshmërive rezultoi në 101.3 pikë në gusht, me 0.1 pikë më shumë se korriku, duke ruajtur një prirje rritëse për tre muaj radhazi,.

Vëllimi i logjistikës së gjurmimit të nënindeksit në gusht qëndroi në 121.4 pikë, një rënie e lehtë prej 0.4 pikësh nga korriku.

CFP

CFP

Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike është përpiluar bazuar në të dhënat nga “JD.com”, një shitës i madh me pakicë në internet në Kinë. Indeksi bazë është vendosur në 100 pikë. (Fatosi)