Rreth 100 milionë kalime kufitare gjatë këtij viti përmes portit në Shenzhen
2023-09-11 16:28:54

CFP

Qyteti jugor kinez i Shenzhen/CFP

Qyteti jugor kinez i Shenzhen, në kufi me Hong Kongun, ka regjistruar mbi 100 milionë kalime kufitare deri më tani gjatë këtij viti, me një mesatare ditore prej rreth 400.000 persona që hyjnë ose dalin nga pjesa kontinentale përmes kësaj pike kontrolli, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës së Përgjithshme të Inspektimit Kufitar në Shenzhen, qëkur Kina kontinentale rifilloi udhëtimin e rregullt me Rajonet e Posaçme Administrative të Hong Kongun dhe Makaon në shkurt, lidhjet midis pjesës kontinentale dhe Hong Kongut janë forcuar ndjeshëm, duke rezultuar në një rritje të shpejtë të trafikut të pasagjerëve përmes Portit të Shenzhenit.

CFP

Udhëtarët e Shenzheng-ut në Hongkong/CFP

Në korrik, numri i anijeve të mallrave hyrëse-dalëse të inspektuara nga stacioni i inspektimit kufitar të qytetit u rrit me 7.22 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në portin Yantian të Shenzhen, hyrja dhe dalja e anijeve regjistroi një rritje prej 125 për qind në bazë vjetore.

“Aktualisht, fluksi i përgjithshëm i pasagjerëve në hyrje dhe në dalje është në rritje, me një normë mesatare mujore rritjeje prej 14 për qind”,- tha Xu Xiaowei, shefi i Stacionit të Përgjithshëm të Inspektimit Kufitar të Shenzhen. (Fatosi)