Foto nga VCG
Pikat e reja publike të ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike në Kinë patën një shtim të qëndrueshëm në gusht, treguan të hënën të dhënat e kësaj industrie.
Rreth 61 000 shtylla ngarkimi publike u shtuan muajin e kaluar, duke u rritur 39.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, bëri të ditur Aleanca e Promovimit të Infrastrukturës së Ngarkimit të Automjeteve Elektrike e Kinës.
Foto nga VCG
Që nga shtatori 2022 deri në gusht 2023, rreth 54 000 shtylla të reja ngarkimi u ndërtuan mesatarisht çdo muaj, tha Aleanca.
Zgjerimi i shpejtë i infrastrukturës së ngarkimit të baterive është në përputhje me lulëzimin e sektorit të automjeteve me energji të reja të vendit.
Në masën e vet më të fundit për të nxitur zhvillimin e automjeteve me energji të reja, Kina tha se ka si objektiv shitjen e 9 milionë njësive të tilla këtë vit, një rritje prej 30 për qind në krahasim me vjet, sipas një plani pune të publikuar në fillim të shtatorit.
Foto nga VCG
Kina shiti rreth 6.89 milionë automjete me energji të reja në vitin 2022, 93.4 % më shumë se në vitin pararendës. Pjesa e tregut të automjeteve me energji të reja në tregun e makinave të Kinës u rrit 25.6 %, 12.1 pikë përqindjeje më shumë nga viti 2021.