Kompania kineze COMAC merr mbi 1 000 porosi për avionë të mëdhenj udhëtarësh
2023-09-11 16:03:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Porositë për avionin kinez C919 kanë arritur në 1 061, tha He Dongfeng, kryetar i bordit të Korporatës së Avionëve Komercialë të Kinës (COMAC), në Forumin e 16-të të Inovacionit "Pujiang" të dielën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas kësaj kompanie, që ka prodhuar avionët C919 dhe ARJ21, sektori kinez i aeroplanëve të udhëtarëve ka formuar fillimisht një strukturë prodhimi që shkon nga avionët rajonalë e avionët me trup të ngushtë të distancave nga të shkurtra në të mesme, e deri te aeroplanët me trup të gjerë të distancave të gjata.

Në dhjetor 2022, kompania ajrore "China Eastern Airlines" - klienti i parë i C919-s - e mori në dorëzim këtë avion, dhe filloi funksionimin komercial të tij në majin e këtij viti.

Dy aeroplanë të "China Eastern Airlines" po shërbejnë aktivisht në linjën ajrore midis Shangait dhe Chengdu-së.

Gjithsej 112 aeroplanë ARJ21, lloji i parë i avionit rajonal i prodhuar brenda vendit, janë vënë në shërbim dhe numri i porosive për të ka arritur në 775.

Ndërsa Indonezia u bë klientja e tij e parë jashtë vendit, avioni ARJ21 jo vetëm fluturon brenda Indonezisë, por edhe  në linjat nga Indonezia në Malajzi dhe Singapor, duke mbartur të sigurt 8.6 milionë udhëtarë, tha He.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai përmendi gjithashtu C929-n, avionin e parë ndërkontinental të kompanisë, duke thënë se është në fazën paraprake të projektimit. Avioni, me 250 deri 350 vende, do të ketë një rreze fluturimi 12 000 km.