CMG-ja: Çfarë do t’i sjellë botës anëtarësimi i Bashkimit Afrikan në G20?
2023-09-11 20:34:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dielën u mbyll në Nju-Delhi të Indisë samiti i G20-s. Si një nga arritjet kryesore të samitit, palët ranë dakord ta ftojnë Bashkimin Afrikan të bëhet anëtar zyrtar i G20-s. Kjo i ka dhënë fund historisë së anëtarësimit të vetëm një vendi afrikan në këtë mekanizëm bashkëpunimi, Afrikës së Jugut. Ndërkohë, pas Bashkimit Europian, Bashkimi Afrikan është bërë organizata e 2-të rajonale që futet në G20, thekson CMG-ja në një koment të saj.

Vitet e fundit, Bashkimi Afrikan ka bërë përpjekje që të flasë për interesat e përgjithshme të Afrikës në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar që të futet në G20, që është një platformë për qeverisjen ekonomike globale. Bashkimi Afrikan është përpjekur shtatë vjet që ta arrijë këtë synim.

Palët janë të mendimit gjerësisht që në procesin e anëtarësimit të Bashkimit Afrikan, Kina ka luajtur rol kyç.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Si një mike e mirë e vendeve afrikane, Kina ka mbështetur gjithmonë vendet afrikane dhe Bashkimin Afrikan për të luajtur një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, ka propozuar që të zgjidhen me përparësi kërkesat e Afrikës për reformën e Këshillit të Sigurimit dhe është vendi i parë që shprehu mbështetje të qartë për futjen e Bashkimit Afrikan në G20. Pak kohë më parë, në dialogun e liderëve Kinë-Afrikë që u zhvillua në Afrikën e Jugut, Kina sërish theksoi që do të nxitë aktivisht pjesëmarrjen e Bashkimit Afrikan në G20. Disa ekspertë u shprehën për CMG-në që mbështetja e vendosur nga Kina bëhet për arsye që, nga njëra anë, të dy palët kanë besim të fortë reciprok në fushën politike dhe janë partnere të mira në zhvillimin e përbashkët dhe, nga ana tjetër, Afrika është një pol i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare dhe është fuqi e rëndësishme për ruajtjen e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare. Anëtarësimi i Bashkimit Afrikan në G20 është fitore e “multilaterizmit të vërtetë”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pas zgjerimit të BRICS-it, përfshirja e Bashkimit Afrikan në G20 është një ngjarje tjetër simbolike që “fuqia jugore” e botës po rritet më tej. Analistët janë të mendimit që vendet afrikane marrin pjesë në qeverisjen globale me një qëndrim më aktiv dhe kjo është në të mirë të përballimit nga komuniteti ndërkombëtar të mangësive lidhur me paqen, zhvillimin dhe sigurinë. Ndërkohë, në një situatë të ndërlikuar botërore, shtimi i së drejtës së fjalës nga “vendet e Jugut” do të shtojë forcën e multilateralizmit dhe do të shkaktojë efektin e kufizimit ndaj hegjemonisë dhe politikës së forcës.

Në botën e sotme, Afrika është një palë e rëndësishme për paqe dhe zhvillim. Vendet perëndimore duhet t'i mbështesin vendet afrikane me vullnet të sinqertë e me burime. Afrika e sotme nuk ka nevojë për "kolonizatorë" ose "mësues", por kërkon më shumë barazi, respekt dhe bashkëpunim. Dhe futja e Bashkimit Afrikan në G20 është vetëm një nisje, e mbyll komentin CMG-ja. (Jiang Lei)