CFP
Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 41 pas stuhive të forta në Brazilin jugor, njoftoi qeveria rajonale.
“Të paktën 46 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur”,- bëri të ditur qeveria e shtetit të Rio Grande de Sul.
Sipas autoriteteve lokale, pothuajse 150.000 banorë ishin prekur nga stuhitë dhe gati 3200 të tjerë kishin mbetur të pastrehë, shkruan “ATSH”.
Zona u godit nga shira të dendura dhe erëra të forta në fillim të javës.
Lumenjtë shpërthyen brigjet e tyre dhe sipërfaqe të mëdha toke u përmbytën.
“Qytetarët nga pjesë të tjera të vendit kishin dhuruar aq shumë ushqime, ujë, veshje, batanije dhe dyshekë, saqë Mbrojtja Civile kishte nevojë për përforcime për t’i shpërndarë të gjitha”, bëri të ditur qeveria.
Rio Grande do Sul është shteti më jugor i Brazilit dhe një nga më të pasurit në vend. (Fatosi)