Indeksi i mallrave me shumicë në Kinë shënoi rritje në gusht
2023-09-11 18:56:45

CFP

CFP

Indeksi që ndjek zhvillimin e tregut të mallrave me shumicë në Kinë shënoi rritje në gusht, i nxitur nga mbështetja e forcuar e politikave dhe besimi në rritje në kërkesën e tregut, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Indeksi i mallrave me shumicë në Kinë qëndroi në 102.7 për qind muajin e kaluar, 0.4 pikë përqindje më shumë krahasuar me atë të regjistruar në korrik, sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve.

Një lexim mbi 100 tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 100 pasqyron tkurrje.

Nënindeksi për ofertën e mallrave me shumicë u rrit me 0.8 pikë përqindje nga muaji i kaluar, duke kundërshtuar prirjen e tkurrjes. Kjo tregon perspektivën optimiste të prodhuesve për tregun, sipas federatës.

Ai theksoi gjithashtu forcimin e kërkesës së tregut, duke vënë në dukje një rritje në bazë mujore me 0.1 pikë përqindje në nënindeksin për shitjet e mallrave me shumicë.

Sipas federatës, tregu i mallrave me shumicë në Kinë pritet të përmirësohet më tej në shtator, me mbështetjen e një sërë politikash ekonomike dhe fillimin e sezonit të pikut të ndërtimit. (Fatosi)

CFP

CFP