CFP
Sektori i magazinimit në Kinë mbeti në zonën e zgjerimit për muajin e shtatë radhazi në gusht, sipas një sondazhi të publikuar bashkërisht nga Federata e Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës dhe “CMST Development Co., Ltd”, njofton “Xinhua”.
Indeksi që ndjek zhvillimin e sektorit rezultoi në 52 për qind muajin e kaluar, me 0.2 pikë përqindje më poshtë se korriku.
Një lexim mbi 50 për qind tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 50 për qind pasqyron tkurrje.
Indeksi është rritur për shtatë muaj rresht, duke treguar se sektori i magazinimit ka pasur një moment të mirë zhvillimi, tha Wang Yong, nënkryetar i “CMST Development”.
Sipas tij, me politikat pro konsumit që tregojnë më shumë efekte, kërkesa e tregut pritet të vazhdojë të përmirësohet dhe industria e magazinimit ka të ngjarë të mbajë një zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv në shtator. (Fatosi)
CFP