Kryeministri i Kamboxhias do të vizitojë Kinën
2023-09-11 16:58:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me ftesën e kryeministrit kinez Li Qiang, kryeministri i Kamboxhias Hun Manet do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë më 14-16 shtator.

 

Duke folur në një konferencë shtypi lidhur me këtë vizitë, zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning u shpreh se Kina shpreson që, me rastin e saj, të hartohet plani i përgjithshëm për bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik mes Kinës dhe Kamboxhias.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Siç mësohet, gjatë vizitës, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping do të zhvillojë një takim me Hun Manetin. Krahas kësaj, kryeministri kamboxhian do të takohet edhe me homologun e vet kinez, si edhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare qysh prej marrjes së postit prej kryeministrit të Kamboxhias Hun Manet. Kjo tregon rëndësinë e madhe që qeveria e re kamboxhiane u kushton marrëdhënieve me Kinën. Sivjet është 65-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe Viti i Miqësisë Kinë-Kamboxhia. Kina shpreson që, me rastin e kësaj vizite, të hartohet një plan i përgjithshëm për bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik në fazën e ardhshme, posaçërisht për zbatimin e shpejtë praktik të nismave të bashkëpunimit ‘Korridori i zhvillimit industrial’ dhe ‘Korridori peshk-oriz’, dhe të ndërtohet komuniteti me fate të përbashkëta Kinë-Kamboxhia për epokën e re me cilësi, nivel dhe standard të lartë,” u shpreh Mao Ning. (Jiang Lei)